Na ndiqni edhe në

Bota

Historike/ Michelle Yeoh, gruaja e parë aziatike që fiton çmimin Oskar si aktorja më e mirë!

Historike/ Michelle Yeoh, gruaja e parë aziatike që fiton

Michelle Yeoh është aktorja e parë aziatike që fiton një çmim Oskar si aktorja më e mirë. Aktorja e fitoi çmimin për rolin e saj në dramën “Everything, Everywhere All at Once”, ku portretizonte një grua, nënë dhe pronare lavanderie, jeta e së cilës kthehet përmbys kur ajo hidhet në universe të shumta paralele.

Ky triumf e bën atë yllin e parë aziatik që fiton çmimin si aktorja më e mirë në historinë 95-vjeçare të akademisë Oskar.


"Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla, ky është një fener shprese dhe mundësish. Kjo është dëshmi se kush ëndërron ëndrra të mëdha, ato bëhen realitet. Dhe zonja, mos lejoni askënd t'ju thotë se e keni kaluar moshën tuaj. Mos u dorëzoni kurrë!”, tha aktorja kur mori çmimin./K.C/dritare.net