Na ndiqni edhe në

Bota

Ishte e dehur? Sjellja e Nicole Kidman në Oskar habit fansat! 

Ishte e dehur? Sjellja e Nicole Kidman në Oskar habit fansat! 

Nicole Kidman dukej shumë bukur në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscars në Los Anxhelos. Ajo kishte veshur një fustan të zi me temina nga Armani Privé. Dhe fansat u emocionuan kur e panë duke pozuar para fotografëve në tapetin e kuq. Ylli i Hollivudit ishte jashtëzakonisht e relaksuar në krah të bashkëshortit të saj Keith Urban. Ajo qeshi, pozoi para kamerës dhe bëri shumë lëvizje me duar.



Disa që e panë këtë moment, filluan të komentojnë se aktorja fituese e Oskarit kishte kthyer disa gota alkool se të dilte në tapetin e kuq.

"A është Nicole Kidman e dehur?", shkruan dikush në Twitter.

"A është Nicole Kidman e dehur?" pyeti një tjetër?

Një prej fansave të saj i pëlqeu fakti që Nicole i lëshoi flokët duke e quajtur atë mbretëreshë.

Nicole Kidman ti je nena dhe nuk më intereson që je e dehur në tapetin e kuq, në fakt mendoj se është sjellje prej mbretëreshe.”, komentoi dikush tjetër./K.C/dritare.net