Jetojmë në një botë të çmendur! Trump flet pas të shtënave në Uashington!
Dritare.net

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, ku sipas autoriteteve, një nga objektivat e mundshëm ishte presidenti amerikan Donald Trump.

Ngjarja ndodhi në hotelin Washington Hilton, kur një person i armatosur hyri në holl dhe tentoi të kalonte zonën e sigurisë. U dëgjuan të shtëna, ndërsa agjentët e Secret Service evakuuan menjëherë Trumpin dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Një oficer mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari është identifikuar si Cole Tomas Allen, 31 vjeç nga Kalifornia, i cili pritet të përballet me akuza në gjykatë. Sipas hetimeve paraprake, ai mund të ketë synuar figura të administratës Trump.
Në një intervistë për 60 Minutes, Trump u shpreh se “nuk ishte i shqetësuar”, duke shtuar: “Jetojmë në një botë të çmendur”. Ai tregoi gjithashtu se nuk e bëri të lehtë evakuimin nga agjentët e sigurisë, pasi donte të kuptonte çfarë po ndodhte.
Ngjarja ka shkaktuar alarm të lartë sigurie, ndërsa hetimet për motivet e sulmit vijojnë.