Na ndiqni edhe në

Bota

Kate Middleton çon elegancën mbretërore në tapetin e kuq të BAFTA

Kate Middleton çon elegancën mbretërore në tapetin e

Catherine, Princesha e Uellsit, shkëlqeu më shumë se kurrë në mbrëmjen e BAFTA-s të dielën mbrëma. Ajo e kombinoi fustanin e saj të Alexander McQueen me një palë vathë prej 28 dollarësh nga Zara.

Kate Middleton çon elegancën mbretërore në tapetin e
Mbretërorja mbërriti në tapetin e kuq të eventit të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit bashkë me bashkëshortin e saj princin William. Kate kishte veshur të njëjtin fustan që veshi në 2019-ën, vetëm se këtë vit kishte shtuar disa detaje të tjera, siç janë dorashkat e zeza.

Kate Middleton çon elegancën mbretërore në tapetin e
Kjo është paraqitja e tyre e parë në tre vjet në këtë event. Princesha ishte mes yjeve që zgjodhën të visheshin bardhë e zi, si një homazh për gjyshen e ndjerë të William, Mbretëreshën Elizabeth II.
William, i cili ka qenë president i Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit që nga viti 2010, ishte veshur shumë klasik, me një smoking kadifeje të zi.
Princesha, e cila njihet se i kombinon shpesh veshjet e saj me aksesorë me çmime të papërballueshme, këtë herë zgjodhi të vendosë një palë vëthë që nuk kushtojnë shumë, vetëm 28 dollarë./K.C/dritare.net