Na ndiqni edhe në

Bota

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, çifti më i komentuar i Super Bowl

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, çifti më i komentuar i Super Bowl

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e mediave në Super Bowl LX në Santa Clara, Kaliforni, jo vetëm si një nga figurat më të famshme të spektaklit, por edhe për daljen në publik me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton. Ata u panë së bashku gjatë ndeshjes midis Seattle Seahawks dhe New England Patriots, duke u shfaqur në një dhomë VIP.

Fotot dhe videot e tyre, ku duket Kim (45 vjeçe) duke biseduar dhe qeshur me Hamilton (41 vjeç), u shpërndanë shpejt online, duke nxitës spekulimet se ata nuk janë vetëm miq, por edhe në një lidhje romantike që sapo u bë publike në një prej ngjarjeve më të mëdha sportive të vitit.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, çifti më i komentuar i Super Bowl

Para Super Bowl-it, të dy ishin parë bashkë në Europë, përfshirë një udhëtim romantik në Paris dhe Britani, çka ka shtuar interesin mbi lidhjen e tyre. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar zyrtarisht statusin e marrëdhënies, paraqitja e tyre së bashku në këtë event global shihet si një moment i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

Kim Kardashian shfrytëzoi edhe mundësinë për të treguar një stil të ri – me një pamje të re flokësh gjatë lojës – ndërsa Hamilton qëndroi pranë saj gjatë gjithë kohës./L.F-dritare.net