
Kim Kardashian gjatë një interviste nxori në pah një anë të ndjeshme të saj. Siç pranoi ajo, duke folur në podcast “On Purpose with Jay Shetty”, ka shumë net kur ajo shpërthen në lot. Ajo shpjegoi se sfidat me të cilat përballet si nënë, si dhe vështirësitë e përditshmërisë, ndonjëherë janë më shumë se sa mund të përballojë ajo.
"Të gjithë thonë se ditët janë të gjata dhe vitet kalojnë dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Por, kur ke fëmijë, veçanërisht kur janë foshnje dhe duhet t'i ushqesh, është çmenduri. Por është rrëmuja më e mirë. ”, tha ajo.
Më pas, ajo thotë se ka momente që e nxjerrin nga vetja. "Është gjëja më e vështirë. Ka net kur qaj derisa më zë gjumi. Unë them: “ka rënë tornado në shtëpinë time." Çfarë po ndodh me mua?" tha ylli i Keeping Up With the Kardashians. Ajo shtoi se fëmijët e saj kanë personalitete të ndryshme dhe shpesh zihen me njëri-tjetrin. "Jam vetëm unë atje, kështu që duhet të luaj personin e mirë ose personin e keq. Të jesh prind është vërtet e vështirë. Vetëm kështu mund ta përshkruaj." tha ajo, duke e quajtur prindërimin "punën më shpërblyese në të gjithë botën.”
"Nuk je kurrë i përgatitur. Nuk ka asgjë që mund t'ju përgatisë për këtë përvojë.", tha ylli në mbyllje./K.C/dritare.net

















