
Mbreti Charles dëbon princin Harry nga Britania e Madhe
E Mërkurë 1 Mars 2023, 21:09
Dritare.net
Mbreti Charles dëbon përfundimisht djalin e tij princin Harry dhe familjen e tij nga Britania e Madhe, pasi ai botoi librin “Spare”, në të cilin kishte shkruar të pathëna të familjes mbretërore.
Mbreti Charles dëboi djalin e tij Princ Harry dhe nusen Meghan Markle nga Frogmore Cottage në Windsor, të vetmen shtëpi që kishte në Britani të Madhe.
Thuhet se monarku do t'ia ofrojë shtëpinë vëllait të tij, Princit Andrew. Raportohet se Andrew po e refuzon këtë lëvizje, por thuhet se Harry dhe Meghan do të detyrohen të largohen nga vila dhe të përfundojnë plotësisht zhvendosjen e tyre në SHBA./K.C/dritare.net

















