Na ndiqni edhe në

Bota

Festonin ditëlidjen në varkë, mbyten 4 turistë në liqen!

Festonin ditëlidjen në varkë, mbyten 4 turistë në

Katër persona kanë vdekur pasi një varkë është fundosur në liqenin Maggiore në veri të Italisë, gjatë mbrëmjes së kaluar.

Në varkë gjendeshin më shumë se 20 persona, mes tyre edhe turistë, e cila është mbytur për shkak të erërave të forta. Pesë persona të cilët mbijetuan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Sipas burimeve jozyrtare në mediat italiane, thuhet se pasagjerët e anijes ishin britanikë, italianë dhe izraelitë.

Gjithashtu ata kanë raportuar se varka kishte rreth 25 persona që po festonin ditëlindjen kur një stuhi u krijua mbi liqen, e cila më vonë u shndërrua në një "uragan të vogël". Varka u përmbys dhe u fundos menjëherë më pas.

Të gjithë pasagjerët në bord ranë në ujë, të cilët disa prej tyre notuan në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera.

Liqeni Maggiore - në anën jugore të Alpeve - ndahet nga Italia dhe Zvicra dhe është një destinacion popullor për turistët./BBC/A.ZH-dritare.net