Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet militanti i PD-së në Pogradec. Dhunoi komisionerin e PS-së!

Arrestohet militanti i PD-së në Pogradec. Dhunoi komisionerin e

Luan Tollozhina, militant i Partisë Demokratike në Pogradec është arrestuar pasi ka qëlluar me grusht komisionerin e Partisë Socialiste Enton Gega. Ngjarja ndodhi në qendrën e votimit, ndërsa bashkëshortja e komisionerit të PS pretendoi se pas incidentit, nipërit e Tollozhinës i shkuan në banesë dhe i dhunuan edhe djalin.


Njoftimi i Prokurorisë:

Goditi anëtarin e Qendrës së Votimit, arrestohet në kërkesë të Prokurorisë Korçështetasi LT. për veprat penale ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Kanosje për shkak të detyrës’

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe në bashkëpunim me Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore u arrestua shtetasi L.T. 63-vjeç, për veprat penale ‘Kanosja apo dhunimi për shkak të detyrës’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’ parashikuar nga nenet 329/2 dhe 237 i Kodit Penal.

Arrestimi u krye pasi më datën 11.05.2025, rreth orës 10:30, ky shtetas ka hyrë në Qendrën e Votimit Nr.3901 në Pogradec dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike, shtetasin E.G. 52-vjeç, me detyrë anëtar i komisionit i forcës politike Partia Socialiste në këtë qendër votimi.

Ky shtetas e goditi për shkak se kryetarja e komisionit (e bija e shtetasit L.T.) ka pasur një debat me anëtarin e komisionit në lidhje me votimin e personave me aftësi ndryshe, të moshuar, etj./K.C/dritare.net