Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Voton pas 24 vjetësh, emigranti: Emocion i madh!

Voton pas 24 vjetësh, emigranti: Emocion i madh!

Emigranti shqiptar në Trento të Italisë, Spartak Malaj i ftuar në DritareTV tregoi se si ishte procesi i votimit. Malaj thotë se ishte një emocion i madh për të sepse votoi për herë të parë pas 24 vjetësh.

“Unë punoj në Trento. Kam një ndërmarrje ndërtimi me vëllezërit e mi. Kam 25 vjet këtu. Njëkohësisht para tre katër ditë ishin dhe zgjedhjet lokale. Jam zgjedhur këshilltar komune në komunën e Trentos. Unë kam 24 vite në Itali dhe kjo është hera ime e parë që kam votuar. Një emocioni i madh për mua. Procesi i votimit ishte shumë i thjeshtë. Na erdhën zarfet në shtëpi nga DL-ja. Votuam edhe i dërguam prapë në DL. Ishte shumë i thjeshtë. Ka pasur disa gabime. Jo të gjithëve u erdhi, po atyre që u erdhi votuan. Unë votova sepse kam shpresë që Shqipëria të ketë një të ardhme evropiane. Dëshira është që Shqipëria të bëhet vend evropian edhe të jetë si një pjesë e Evropës.”, thotë Malaj./K.C/dritare.net