Na ndiqni edhe në

Bota

Meghan Fox: Nuk e kam dashur kurrë trupin tim!

Meghan Fox: Nuk e kam dashur kurrë trupin tim!

Ajo mund të konsiderohet si një nga femrat më të bukura në Hollywood, por kjo nuk do të thotë se ajo ndihet e tillë. Megan Fox, në një intervistë për Sports Illustrated, zbuloi se nuk e do trupin e saj dhe se vuan nga çrregullimi trupor dismorfik.

"Unë kurrë nuk e shoh veten ashtu siç më shohin të tjerët. Nuk ka pasur një moment në jetën time që ta kam dashur trupin tim, kurrë, kurrë.", tha aktorja dhe modelja me famë botërore.

Meghan Fox: Nuk e kam dashur kurrë trupin tim!

Ajo shprehet se ishte e “ndërgjegjshme” për trupin e saj që kur ishte vajzë e vogël dhe ishte e fiksuar pas një imazhi të caktuar. “Padyshim që nuk ishte çështje e mjedisit tim, sepse unë u rrita në një mjedis shumë fetar,” shpjegoi ajo. "Rrugëtimi për të dashur veten nuk do të përfundojë kurrë."

Meghan Fox: Nuk e kam dashur kurrë trupin tim!

Kjo nuk është hera e parë që Fox flet hapur për problemet me trupin. Në një intervistë të përbashkët me Machine Gun Kelly në British GQ Style në tetor 2021, ajo tha: "Unë kam shumë pasiguri të thella. Mendoj se ose e futa veten, ose i lejova njerëzit e tjerë të më fusin në këtë kuti të çuditshme që nuk më përshtatet, aty ku nuk e kisha jetuar jetën time si vetja për një kohë të gjatë. Trupi im dukej sikur i përkiste familjes sime, apo Hollivudit."/K.C/dritare.net