Na ndiqni edhe në

Bota

Mesazhi emocionues/ Mes lotësh, James Corden i thotë lamtumirë emisionit "The Late Late Show"!

Mesazhi emocionues/ Mes lotësh, James Corden i thotë lamtumirë

James Corden ka mbyllur talk show-n që drejtonte prej shumë vitesh, me ndihmën e Harry Styles, Will Ferrell dhe Presidentit Joe Biden. Ferrell dhe Styles thyen tavolinën e prezantuesit të Late Late Show, ndërsa Biden dërgoi një video duke bërë shaka se ai ishte "i befasuar që kishte duruar tetë vjet në një vend pune."

Mesazhi emocionues/ Mes lotësh, James Corden i thotë lamtumirë
Lamtumira e prezantuesit britanik ishte një përzierje mës të qeshurash dhe një mesazhi emocional. Ai u kërkoi shikuesve amerikanë të mos dorëzohen para njerëzve që "po përpiqen të nxisin dallimet" në vend.

Mesazhi emocionues/ Mes lotësh, James Corden i thotë lamtumirë
Mesazhi i James Corden!
“Të zhvendosesha këtu në Amerikë tetë vjet më parë, ishte një hap i madh për mua dhe familjen time. Djali im ishte tre vjeç, vajza jonë 12 javëshe dhe tani kemi një vajzë të vogël dhe ajo është amerikane. Ne e filluam këtë shfaqje me Obamën, e vazhduam me Trump-in, kaluam një pandemi globale. Unë e kam parë Amerikën të ndryshojë shumë gjatë këtyre tetë viteve të fundit. Kam parë teksa rriten ndasitë, kam përjetuar rritje të ndjenjës të negativiteti. Dhe mendoj se gjithçka që dua të them sonte është, ju lutem të kujtoni se çfarë nënkupton Amerika për pjesën tjetër të botës. E gjithë jeta ime, ka qenë gjithmonë një vend optimizmi dhe gëzimi, dhe po, ka të meta, ka shumë të meta. Por më trego një vend që nuk ka. Vetëm për shkak se dikush nuk pajtohet me ju, nuk e bën atë të keq, apo të këqij. Ne jemi të gjithë më shumë të njëjtë sesa të ndryshëm dhe ka kaq shumë njerëz që po përpiqen t'i nxisin ato dallime, dhe ne duhet të përpiqemi sa më mirë që mundemi të kërkojmë dritën, të kërkojmë gëzimin. Dhe kjo shfaqje këtë ka bërë gjithmonë. Gjithçka që kemi dashur është të jemi pak dritë në fund të ditës tuaj. Faleminderit që më lejove ta bëj këtë, faleminderit që më lejove të vij në shtëpinë tënde çdo nate.", u shpreh moderatori./K.C/dritare.net