
Në Ditën e Nënës, princeshë Kate publikon portretin familjar. Por pse mori kritika!
Dritare.net
Princesha e Uellsit në Ditën e Nënës ka publikuar një portret familjar, me Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte teksa janë ulur në degët e një peme.
Fotografitë u shpërndanë në llogaritë e mediave sociale të Princit dhe Princeshës së Uellsit të dielën në mëngjes.
Një fotografi e dytë tregon princeshën duke mbajtur princin Louis në kopsht. Fotot u shpërndanë me mesazhin: “Gëzuar Ditën e Nënës nga familja jonë tek e juaja”.
Por pasi u publikuan këto foto, mbretërorët u përballën me kritika.
Shumë parqe ndalojnë ngjitjen në pemë dhe ditët e fundit, një këshill në Londër paralajmëroi gjobë me qindra paund për njerëzit, kryesisht fëmijët që hipin në pemë.
Rregulloret për tetë parqet mbretërore në Londër thonë se nuk duhet të ngitesh në pemë apo të ndërdyhet në to pa marrë leje me shkrim. Mbase edhe princi dhe princesha kanë marrë leje para se të shkrepin këto foto dhe t’i publikojnë më pas. Ose në fund të fundit ata janë pjesë e familjes mbretërore, ata që bëjnë rregulla dhe ligje./K.C/dritare.net

















