
Nëna dhe gjyshja e së njëjtës foshnjë/ Aktorja e njohur në qendër të kritikave
Dritare.net
Një aktore televizive spanjolle ka ndezur polemika pasi përmbushi dëshirën e fundit të djalit të saj të vdekur për të pasur një fëmijë tjetër. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Ana Obregón njoftoi lindjen e vajzës së saj përmes nënës surrogate në kopertinën e revsitës Hola!, ndërsa zbuloi se përdori mostrat e spermës së djalit të saj Aless, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2020 në moshën 27-vjeçare.
Obregón i tha revistës Hola! se foshnja, Ana Sandra Lequio Obregón, ka lindur më 20 mars në Miami dhe do të ketë një pasaportë amerikane. Ajo do të regjistrohet në konsullatën spanjolle në Miami përpara se të shkojë në shtëpi në Spanjë. Obregón, e martuar me aristokratin italian Alessandro Lequio ka qenë prej kohësh një personazh në televizionin spanjoll dhe është e njohur për rolin e saj në seriale si “A las Once en casa”./K.C/dritare.net

















