
Nga Hollivudi tek akuzat për vrasje/ Ndërron jetë aktori i famshëm amerikan!
Dritare.net
Aktori amerikan Robert Blake ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Blake, i cili e nisi karrierën e aktrimit në moshën gjashtë vjeçare, ishte më i njohur për rolin e tij si detektivi Tony Baretta në serialin televiziv të viteve 1970 “Baretta”.
Ai luajti në shumë filma dhe drama televizive përgjatë karrierës që zgjati gati gjashtë dekada. Në vitin 2002, ai u akuzua për vrasjen e gruas së tij të dytë Bonnie Lee Bakely.
U lirua tre vjet më vonë. Por sërish po atë vit u pa si përgjegjës për vdekjen e gruas së dytë nga një juri civile dhe u urdhërua t'i paguante familjes së saj 30 milionë dollarë, një veprim që e falimentoi atë.
Robert Blake ishte i njohur për rolin e tij në serialin kriminal televiziv Baretta. Ai fitoi një çmim Emmy për rolin si Tony Baretta.
I lindur në New Jersey, Blake (i pari nga e majta) filloi karrierën e tij si aktor që fëmijë, duke u shfaqur në serialin komedi “Our Gang”, pasi familja e tij u transferua në Kaliforni.
Aktori amerikan Robert Blake flet në telefon gjatë xhirimit të filmit "In Cold Blood", me regji të Richard Brooks, 1967. Një nga rolet e tij më të mëdha ishte në adaptimin e romanit "In Cold Blood" të Truman Capote, në të cilin ai portretizoi vrasësin Perry Smith.
Robert Blake në serialin televiziv "Hell Town" në 1985-ën.
Robert Blake ulet në tokë me Katharine Ross në një skenë nga filmi 'Tell Them Willie Boy Is Here', 1969-ën.
Woody Harrelson dëgjon Robert Blake me Wesley Snipes në një skenë nga filmi "Money Train", 1995 . Ai gjithashtu u shfaq në filmin Money Train në 1995-ën, duke luajtur rolin e kapitenit Donald Patterson.
Aktori Robert Blake në xhirimet e filmit të Paramount Pictures "Second-Hand Hearts" në 1981-shin. Blake gjithashtu pati rol kryesor në disa filma për Paramount Pictures, duke përfshirë Second-Hand Hearts në 1981./K.C/dritare.net

















