Na ndiqni edhe në

Bota

Nick Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, Rob dhe Michele Reiner

Nick Reiner akuzohet për vrasjen e prindërve të tij, Rob dhe

Prokurorët në Los Anxhelos kanë ngritur akuza ndaj Nick Reiner lidhur me vdekjen e prindërve të tij, regjisorit të njohur të Hollivudit Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij Michele.

Sipas prokurorit të qarkut, Nathan Hochman, Nick Reiner përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë, me rrethana të posaçme që përfshijnë kryerjen e disa vrasjeve.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht ose me dënim me vdekje. Hochman tha se Reiner do të paraqitet në gjykatë për t’u njohur zyrtarisht me akuzat dhe për të dhënë deklarimin e tij sapo të marrë miratimin mjekësor nga autoritetet e burgut. Mediat amerikane raportojnë se kjo mund të ndodhë të mërkurën.

Çifti u gjet i vdekur të dielën në shtëpinë e tyre në Brentwood, Los Anxhelos, me plagë të shumta nga thika. Akuzat përfshijnë gjithashtu një “pretendim të posaçëm” se Reiner ka përdorur një thikë, e cilësuar si armë e rrezikshme dhe vdekjeprurëse.

Gjatë një konference për shtyp të martën, Hochman tha se ende nuk është marrë një vendim nëse prokuroria do të kërkojë dënimin me vdekje.

I dyshuari, 32 vjeç, fillimisht pritej të dilte para gjykatës të martën për seancën e parë, por ajo u shty. Rob Reiner ka drejtuar disa filma ikonë në zhanre të ndryshme, përfshirë This Is Spinal Tap, Misery dhe A Few Good Men. Michele Singer Reiner ishte aktore, fotografe dhe producente, si dhe themeluese e Reiner Light, një agjenci fotografie dhe kompani produksioni./K.C/dritare.net