Na ndiqni edhe në

Bota

Një buburrec në tapetin e Met Gala bëhet viral në rrjet

Një buburrec në tapetin e Met Gala bëhet viral në rrjet

Jemi 100% të bindur që Anna Wintour s’e ka aprovuar prezencën e këtij buburreci në tapetin e kuq të Met Gala 2023. Buburreci eci për pak, derisa u pikas dhe u vra, ama kjo s’i shpëtoi internetit.

Fotografi Kevin Mazur shkrepi një foto të buburrecit, pastaj e shkeli dhe më pas, momenti dhe “i famshmi i paftuar” u bë viral kudo në internet.

"Një buburrec ka mbërritur në Met Gala". Met Gala këtë vit iu kushtua trashëgimisë dhe krijimtarisë së Karl Lagerfeld, i cili ka punuar për marka të mëdha, si: Chanel, Fendi dhe Chloé./m.T/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by The Cut (@thecut)