
Një dhuratë e pazakontë për mbretin Charles, nga David Beckham
E Premte 19 Maj 2023, 20:08
Dritare.net
Mbreti Charles mori një dhuratë të pazakontë, ndërsa ishte në një event të modës në Britani të Madhe. Dhuratën e mori nga David Beckham. Ish-asi i fushës i dhuroi mbretit Charles një kavanoz me mjaltë, të cilin e kishte mbledhur nga kosherja e bletëve që e mban në rezidencën e tij në Cotswolds.
Monarku i ri dukej se ishte i emocionuar me dhuratën e tij, duke qenë se ai është një mbështetës i vendosur i mbrojtjes së mjedisit, e lëre më dhuratat që promovojnë qëndrueshmërinë. Nuk është kot shprehja: Dhuratat i pëlqejnë dhe mbretit!/K.C/dritare.net

















