
Pagëzohet Lilibet Diana, vajza e princit Harry dhe Meghan Markle!
Dritare.net
Vajza e Dukës dhe Dukeshës së Sussex është pagëzuar në shtëpinë e çiftit në Kaliforni. Princesha Lilibet Diana, e cila lindi në qershor të vitit 2021, u pagëzua të premten. Në një njoftim zyrtar për herë të parë Lilibet është quajtur publikisht princeshë dhe konfirmon se Harry dhe Meghan do të përdorin titujt mbretërorë për fëmijët e tyre. Zëdhënësi i çiftit tha se anëtarët e familjes mbretërore ishin të ftuar në pagëzim, por asnjë nuk ishte i pranishëm.
Ndonëse në lindje nuk ishte princeshë, ajo e fitoi të drejtën e këtij titulli kur mbreti Charles mori fronin.
Lilibet është fëmija i dytë i Harry-t dhe Meghan-it, të cilët u zhvendosën në SHBA pasi u larguan nga anëtarët e familjes mbretërore në vitin 2020. Fëmija i tyre i parë Archie, lindi në maj të 2019-ës./K.C/dritare.net

















