
Performoi më pak se një orë koncert në Dubai, ja sa ishte shuma marramendëse që fitoi këngëtarja!
Dritare.net
Beyonce, këngëtarja me famë botërore, i është rikthyer skenës pas pesë vitesh mungesë. Së fundmi po vihet re se shumat që fiton për performancat e saj janë marramendëse.
Pak ditë më parë këngëtarja ka realizuar një performncë në Dubai, ku arriti të merrte 24 milionë dollarë vetëm për më pak se një orë performancë, që sipas një përllogaritjeje i bie 330 mijë dollarë në minut.
Dubai, një prej shteteve të njohura për jetë luksi zgjodhi Beyonce për hapjen e resortit më të ri ‘Atlantis The Royal’.
Koncerti privat ishte shfaqje plot ngjyra dhe muzikë ritmike. Përveç fishekzjarreve që i jepnin pamje madhështore performancës, Beyonce ishte kujdesur që në ekip të kishte 48 vajza që kërcënin krah saj. Në spektakël ishte e pranishme edhe vajza e yllit të popit, Blue Ivy, e cila këndoi pranë nënës së saj. Përfundimi i përformancës ishte nën notat e këngës së famshme ‘Drunk in love’ të shoqëruar me spektaklin e fishekzjarreve.
Resorti ‘Atlantis The Royal’ ishte kujdesur edhe për akomodimin e këngëtares. Ajo qëndroi në suitën ku kushton 100 mijë dollarë nata, e cila është mbi 3 mijë metra katror dhe quhet ‘Rezidenca Mbretërore’.
“Konsiderohet dhoma më e shtrenjtë dhe më e madhe në botë”, zbuloi CEO i hotelit duke shtuar se është si një vilë e vërtetë që ka 18 dhoma gjumi të lidhura me njëra-tjetrën.
Kjo është mënyra që ka vendosur hoteli dhe resorti të reklamohet pa bërë asnjë kursim. Brenda hotelit, është zgjedhur që arredimi të jetë në ngjyrë floriri për të treguar se aty është “luksi i vërtetë”. Godina ka 43 kate me 231 apartamente dhe 795 dhoma, nga të cilat 102 janë suita, 44 prej të cilave kanë pishina brenda./A.ZH-dritare.net

















