Na ndiqni edhe në

Bota

Prokuroria italiane kërkon 1.8 vite burg për Chiara Ferragni-n

Prokuroria italiane kërkon 1.8 vite burg për Chiara Ferragni-n

Blogerja dhe influencerja italiane e njohur, Chiara Ferragni, është përballur me një vendim të rëndësishëm nga drejtësia italiane, ku prokurorët në Milano kërkuan dënimin e saj me 1 vit e 8 muaj burg për mashtrim të lidhur me fushata bamirëse.

Akuzat lidhen me shitjen e pandorove dhe vezëve të Pashkëve me qëllim bamirësie, ku sipas prokurorisë, një pjesë e fitimeve nuk shkoi tek organizatat humanitare, ndonëse u prezantua e kundërta te konsumatorët.

Ferragni ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se veprimet e saj janë bërë “me ndërgjegje të pastër” dhe se gjithçka ishte me qëllim të mirë. Seanca e radhës në gjykatë është caktuar më 5 dhjetor, duke u zhvilluar me procedurë të përshpejtuar, e cila mund të ndikojë në reduktimin e mundshëm të dënimit.

Në të kaluarën, influencerja ishte gjobitur me 1 milion euro nga Autoriteti Italian i Konkurrencës për komunikim të pasaktë në lidhje me donacionet bamirëse.

Ky rast ka shkaktuar jehonë të madhe në mediat italiane dhe ndërkombëtare, duke ngritur diskutime mbi përgjegjësitë e influencerëve në fushatat bamirëse dhe komunikimin me publikun./K.C/dritare.net