Na ndiqni edhe në

Bota

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella Hadid! 

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella


Selena Gomez shprehu publikisht admirimin e saj për Bella Hadid me një foto dhe një video në Instagram. Selena thotë se do të donte të ishte po aq e bukur sa modelja Bella, pasi pranoi se ajo është “girl crush”, i saj. Krijuesi i hitit “Love You Like a Love Song” ishte duke rikrijuar një nga videot e supermodeles 26-vjeçare kur bëri këto deklarata për të.

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella

Ajo sinkronizoi buzët me një klip të Hadid që thoshte: "Pra, emri im është Bella Hadid". Ndërsa publikoi këtë video Selena shkroi: "Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid". Pas kësaj videoje ajo publikoi një tjetër ku shkruante: "Ndërsa kjo jam unë. Rastësisht i laminova shumë vetullat. Emri im është Selena Gomez. E shihni, nuk tingëllon seksi.”

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella

Dyshja nuk janë takuar që nga viti 2015, pas një “drame”, kur të dyja u lidhën me këngëtarin The Weeknd. Bella dhe këngëtari i The Blinding Lights u ndanë në 2016-ën dhe pas kësaj ai u lidh me Selenën.

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella

Pasi u publikua lajmi për romancën e re të Selenës, Bella e hoqi atë në Instagram. Nuk dihet çfarë synimi ka pasur Selena me këtë deklaratë që ka bërë. Mbase vërtet e admiron Bella-n./K.C/dritare.net

Pse fansat u habitën me deklaratën e Selena Gomez për Bella