Na ndiqni edhe në

Bota

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 


Kate Middleton rrallëherë gabon kur bëhet fjalë për stilin e saj. Po duket se zgjedhja e fundit për çmimet BAFTA 2023 ka ndarë në mendime botën e modës dhe fansat e saj.
Princesha e Uellsit veshi mbrëmë një fustan mahnitës të Alexander McQueen që e pati veshur edhe tre vjet më parë po në këtë event.

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 
Është një fustan i bukur, i bardhë, me një krah, i gjatë deri te këmbët dhe i ngushtë në bel. Në daljen e parë, princesha i mblodhi flokët, duke shfrytëzuar në maksimum dekoltenë e saj të hollë, megjithatë iu desh t'i ndryshonte mbrëmë duke i lënë flokët lëshuar.

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 
Kate e ndryshoi pak edhe stilin e fustanit. U bënë disa ndryshime të vogla në fustanin e Alexander McQueen, pra u shtua një copë te njëri sup duke zëvendësuar një dizajn të mëparshëm me lule. Ky fustan u përshtat me një palë dorashka të zeza kadife, për t’i kombinuar me smoking e burrit të Kate, princit William.

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 
Doreza prej kadifeje me një fustan të gjatë, nuk shkojnë shumë apo jo? Epo ka pasur shumë kritika për këtë zgjedhje të Kate.
Një eksperte e stilit në Amerikë tha për Express-in amerikan se nuk i pëlqeu shumë ky kombinim i Kate.
“Më dhemb të them se nuk më ka pëlqyer veshja në BAFTA e Princeshës Kate”, tha Hallie Abrams. Hallie shpjegoi se pavarësisht ndryshimeve të bëra në veshje, të dyja stilet nuk shkojnë bashkë.
“Më pëlqen ideja që ajo veshi fustanin e bardhë të mrekullueshëm të Alexander McQueen. Gjithashtu më pëlqeu që ajo po mbështet një trend që pamë në tapetet e kuq të Golden Globes dhe Grammy këtë vit, dorezat. Por nuk më pëlqeu se si dukeshin dorezat e zeza me fustanin e bardhë. Për mendimin tim, veshja nuk ndihej e bashkuar. Mungonte diçka për t'i lidhur të gjitha.”

Pse po kritikohet kaq shumë kjo veshje e Kate Middleton! 
Edhe komentuesit janë ndarë me dysh. Disa fansa të mbretërores thonë se u pëlqen fustani, por jo dorezat edhe vathët që kishte vendosur Kate. Por ka edhe nga ata që thonë se kjo ishte një veshje e kopsitur.
Sido që të mendojnë njerëzit, duhet thënë se askush nuk ia del dot 100%. Edhe Kate kurrë nuk ka gabuar me stilin e veshjes që ajo ka. Këtë herë bën përjashtim./K.C/dritare.net