
Rikthehet koronavirusi në Zelandën e Re/ Kryeministrja shtyn zgjedhjet!
E Hënë 17 Gusht 2020, 09:09
Dritare.net
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shtyrë me një muaj zgjedhjet e përgjithshme, pasi koronavirusi u rishfaq në vend. Votimet do të mbaheshin më 19 shtator, ndërsa tashmë është vendosur që ato të mbahen më 17 tetor. Ardern tha sot se partitë kanë pak më shumë kohë të planifikojnë fushatat në rrethanat në të cilat ndodhet vendi, për shkak të koronavirusit. Në fillim të kësaj jave, qyteti më i madh i vendit u izolua. Zelanda e re, kishte hequr thuajse të gjitha masat dhe jeta i ishte kthyer normalitetit, pasi për rreth 100 ditë, në vend nuk ishte raportuar asnjë rast i ri me Covid-19. Zelanda e Re ka raportuar më shumë se 1.600 infeksione dhe 22 viktima që nga fillimi i pandemisë./L.F-dritare.net

















