Drogë në klubet e natës, policia zbarkon në ish-Bllok. Dalin pamjet nga aksioni
Dritare.net

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, mes tyre administratorë dhe punonjës të lokaleve të natës në zonën e ish-Bllokut, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në ambientet e këtyre subjekteve.
Me vendim të Gjykatës janë caktuar 11 masa sigurie, nga të cilat 9 janë ekzekutuar me “arrest në burg”, ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve dhe hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA), si dhe 11 telefona celularë.
Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 2200 tableta ekstazi.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga edhe një 49-vjeçar, i kapur në flagrancë duke shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”./K.C/dritare.net
View this post on Instagram