Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çmimet e larta të karburanteve/ Rama: Ja masat e reja që do marrim!

Çmimet e larta të karburanteve/ Rama: Ja masat e reja që do

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në asamblenë e njësisë nr. 2, u ndal te rritja e çmimeve të karburanteve, duke theksuar se tregu i naftës po ndikohet drejtpërdrejt nga zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme, si situata në Iran. Ai theksoi se përmes Bordit të Transparencës synohet vendosja e një kontrolli më të fortë mbi çmimet, në mënyrë që të shmangen abuzimet nga tregtuesit dhe të garantohet një nivel më i drejtë për konsumatorët. Rama shtoi se ndërhyrja e shtetit në këtë sektor do të ketë si qëllim jo vetëm sigurimin e rezervave në raste krizash globale, por edhe stabilizimin e çmimeve në parametra më të arsyeshëm. Gjithashtu, ai paralajmëroi futjen e teknologjive të reja në tregun e hidrokarbureve, përfshirë një sistem të ri markimi të naftës, që synon të luftojë evazionin fiskal dhe kontrabandën.


“Shteti duke u futur, e para të garantojë rezervat, për çdo rast se bota është shumë e madhe dhe gjithmonë e më shpesh po drejtohet në gabimin e gabuar, të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë atë në parametra të arsyeshëm, sepse shpesh herë nuk është në parametra të arsyeshëm. Po ashtu ne po përgatitemi jo vetëm që të futemi në atë treg me një komponent shtetëror, por edhe që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitetet e reja teknologjike. Qoftë në markimin e naftës, e cila edhe pak del produkti i parë i kompanisë produkte që kemi krijuar së bashku me partnerët tanë nga Emiratet e Bashkuara për të markuar naftën duke e bërë të pamundur shmangien nga detyrimet fiskale si rezultat i pikërisht markuesit të ri, sepse markuesi i vjetër që gjetëm nga ai koncesioni famëkeq paraardhës ishte një bojë që lehtësisht mund të manipulohej. Nga ana tjetër duke garantuar ndjekjen e të gjithë naftës tranzit e cila është një nga burimet e kontrabandës.

Të gjitha këto do të rrisin të ardhurat në buxhetin e shtetit, për të gjitha do të garantojnë cilësinë dhe një çmim më të arsyeshëm të naftës”, tha Rama./K.C/dritare.net