Na ndiqni edhe në

Bota

Skandal në showbizin turk! Këngëtarë, aktorë dhe influencues nën hetim!

Skandal në showbizin turk! Këngëtarë, aktorë dhe

Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim të gjerë që përfshin 19 emra të njohur të skenës publike, përfshirë këngëtarë, aktorë dhe influencues të njohur në rrjetet sociale, të dyshuar për përdorim të substancave narkotike.

Në listën e personave nën hetim ndodhen këngëtaret Hadise Açikgöz dhe Irem Derici, aktoret Demet Eygar dhe Berrak Tüzünatag, si dhe influencueset Duygu Ozaslan dhe Derin Talu. Hetimi është nisur nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit, e bazuar në nenin e Kodit Penal turk që lidhet me përdorimin e drogës ose substancave stimuluese.

Edhe pse nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti, të gjithë të hetuarit janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u nënshtruar analizave toksikologjike. Hetimi është zhvilluar nga Komanda Provinciale e Xhandarmërisë së Stambollit, e cila ka shoqëruar personat e dyshuar në qendra mjekësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas në zyrat e autoriteteve për dëshmi.

Lista e të hetuarve përfshin gjithashtu emra si: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdülger, Ceren Moray, Ozge Ozpirinçci, Engin Polat, Dilan Polat, Zeynep Merig Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.

Sipas ligjit turk, përdorimi personal i substancave narkotike nuk dënohet me burgim, por mund të çojë në masa alternative, përfshirë trajtim, rehabilitim ose mbikëqyrje të përkohshme, në varësi të vlerësimeve të ekspertëve dhe prokurorisë.

Hetimi ndodhet ende në fazën fillestare dhe rezultatet përfundimtare do të varen nga analizat toksikologjike dhe hetimet ligjore që do të vijojnë./K.C/dritare.net