
TikToker zbulon fytyrën e vërtetë të Jennifer Lopez: Sekreti i saj nuk ishte vaji i ullirit, por filtrat
Dritare.net
Jennifer Lopez ka pohuar edhe sot e kësaj dite se sekreti pas lëkurës së saj “perfekte” fshihet në kuzhinën e të gjitha amvisave. Konkretisht, ylli latin ishte pyetur nga fansat për rutinën e bukurisë dhe çfarë bën që i rri lëkura aq prefekte dhe ajo u përgjigj se e vetmja gjë që vendos në fytyrë përveç kremit kundër diellit dhe hidratuesit, është vaji i ullirit.
"Është një sekret që kam përdorur ndër vite, sepse me të vërtetë funksionon. Vaj ulliri. Gjithashtu, një gjë që do t’ju inkurajoja të bënit që në moshën 15-vjeçare, madje edhe më të vegjël, është të përdorni krem kundër diellit çdo ditë.”, tha ajo dikur.
Duke parë fotot që Jennifer Lopez poston në llogarinë personale në Instagram, lëkura e saj duket alabastri dhe rrezatuese, pa as më të voglën rrudhë.
Megjithatë, një përdorues i TikTok thotë se ylli po gënjen. Përmes një videoje ai thotë se sekreti i vërtetë pas lëkurës perfekte të Jennifer Lopez-it janë... filtrat e Instagramit!
Në një storie të postuar nga këngëtarja, duket se filtri nuk e kishte kapur mirë fytyrën e këngëtares, pasi hiqej shpesh, duke nxjerrë në pah lëkurën e saj. Çuditërisht, këto foto po bëjnë xhiron e internetit. Pas asaj videoje, natyrisht, fansat e saj reaguan dhe lanë komente nën postimin e TikToker, duke thënë se Lopez nuk duhej ta kishte fshehur imazhin e saj./K.C/dritare.net

















