Na ndiqni edhe në

Bota

Trump kërcënon Iranin: Do t’ju çojmë në Epokën e Gurit

Trump kërcënon Iranin: Do t’ju çojmë në

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer retorikën e ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Gjatë një deklarate, Trump u pyet për rolin e forcave kurde në një konflikt të mundshëm me Iranin. Ai u shpreh se do të preferonte që kurdët të qëndronin jashtë këtij përplasjeje.

Ai gjithashtu tha se afati 10-ditor që i kishte vendosur Iranit për të arritur një marrëveshje përfundonte sot, por vendosi ta shtyjë deri nesër, duke shtuar se e bëri këtë për të qenë “një person i mirë” pas festës së Easter.

Megjithatë, Trump paralajmëroi se nëse afati i ri nuk respektohet, pasojat do të jenë të rënda:

“Do të mbeten pa ura. Do të mbeten pa centrale energjetike. Epoka e Gurit, po,” tha ai, duke iu referuar një kërcënimi të mëparshëm për ta kthyer Iranin “në Epokën e Gurit”./K.C/dritare.net