Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Populli iranian i gatshëm të vuajë, për të fituar lirinë!

Trump: Populli iranian i gatshëm të vuajë, për të

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë foli mbi operacionin e fundit për shpëtimin e pilotëve të kapur nga Irani, duke e krahasuar atë me gjetjen e një “gjilpëre në kashtë”. Ai tha se, pavarësisht rrezikut, kishte vendosur ta kryente misionin:

“Ka pasur njerëz ushtarakë që thanë se thjesht nuk bëhet kjo gjë, mund të vriteshin qindra persona. Por unë vendosa ta bëj,” tha Trump, duke shtuar se misioni ishte “shumë i rrezikshëm, por ia vlente.”

Presidenti gjithashtu u pyet për reagimin e tij ndaj një mundësie që populli iranian “të ngrihet kundër regjimit”. Ai u shpreh se qytetarët iranianë “duhet ta bëjnë” dhe paralajmëroi se pasojat do të ishin të mëdha. Trump theksoi gjithashtu se çdo detaj i planit të tij ishte menduar dhe planifikuar:

“Gjithçka është menduar nga ne. Iranianët janë të gatshëm të vuajnë për të fituar lirinë e tyre,” tha ai, duke shtuar se SHBA ka shumë që kërkojnë për veprime të mëtejshme kundër regjimit.

Në përgjigje të pyetjes për ndikimin e goditjes së infrastrukturës civile iraniane, Trump insistoi se populli do të qëndronte i vendosur në kërkimin e lirisë. Ai nuk dha një përgjigje të qartë kur u pyet nëse kishte menduar të ndalte misionin, por theksoi se vendimi për ta kryer ishte i vetëdijshëm dhe i qëlluar./K.C/dritare.net