Na ndiqni edhe në

Bota

Izraeli godet objektin gjigant petrokimik në Iran

Izraeli godet objektin gjigant petrokimik në Iran

Izraeli njoftoi se ka goditur një objekt të madh petrokimik në Iran, për të cilin pretendon se prodhon rreth gjysmën e prodhimit petrokimik të vendit. Sulmi i ri ka shënjestruar zonën e Asaluyeh, duke rritur më tej tensionet në rajon.

Sulmi vjen pasi Donald Trump kërcënoi me sulme edhe më të mëdha ndaj infrastrukturës iraniane, nëse Ngushtica e Hormuzit nuk hapet deri të martën. Në një deklaratë të ashpër, Trump paralajmëroi: “E marta do të jetë Dita e Termocentraleve dhe Dita e Urave, të gjitha bashkë, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo”.

Korrespondentja e BBC Lyse Doucet raportoi se “diplomacia e ethshme e minutës së fundit po përshpejtohet”, megjithatë një burim i brendshëm theksoi se fillimisht nevojitet një armëpushim. Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Trump nuk ka miratuar ende ndonjë plan armëpushimi.

Ndërkohë, Irani njoftoi se shefi i inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Majid Khademi, është vrarë në një sulm të përbashkët SHBA-Izrael të hënën në mëngjes, ndërsa më vonë Izraeli mori përgjegjësinë për operacionin.

Sulmet vazhdojnë në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Libanin, ku Izraeli pranoi se kishte goditur objektiva të gabuar në një sulm të kryer të dielën.

Zhvillimet e fundit tregojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Lindjen e Mesme, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve./K.C/dritare.net