Na ndiqni edhe në

Bota

U raportua e zhdukur nga tërmeti, reagon për herë të parë aktorja turke

U raportua e zhdukur nga tërmeti, reagon për herë të

Përveç dëmeve të shumta materiale tërmetet e fuqishme në Turqi sollën edhe shumë viktima. Një nga emrat më të përfolur në ditët e para ishte dhe ai i aktores së famshme turke Cansu Dere, e njohur më shumë në Shqipëri nga serialet Ezel, Nënë dhe Bija ime.

Fillimisht u tha se ajo ishte zhdukur dhe u mendua më e keqja, por më pas doli një video ku dukej se ajo kishte dalë në terren për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Gjithsesi deri më sot çdo gjë ka mbetur e turbullt pasi nuk kishte pasur një reagim të vetë aktores.

Së fundmi, vetë aktorja ka kontaktuar me mediat dhe ka treguar se nuk ishte në publik pasi po qëndronte në shtëpi.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”, tha Dere për CNN Turk. /A.S-Dritare.net