Na ndiqni edhe në

Bota

William Levy zbulon të dashurën e re

William Levy zbulon të dashurën e re


Aktori kubano-amerikan William Levy ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij të re, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej javësh për jetën e tij sentimentale.


Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ylli i telenovelave ka ndarë një moment intim në rrjetet sociale, ku shfaqet duke mbajtur dorën e partneres së tij gjatë një udhëtimi në Spanjë. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se aktori e etiketoi drejtpërdrejt partneren, duke zbuluar identitetin e saj.


Gruaja që fshihej pas nofkës “Miss J” rezulton të jetë Jenifer Camacho, një infermiere e kujdesit intensiv (ICU) dhe figurë aktive në rrjetet sociale, me dhjetëra mijëra ndjekës.

Burime pranë mediave bëjnë me dije se ajo jeton në Florida dhe shpesh ndan momente nga jeta personale dhe udhëtimet e saj, ndërsa fansat janë fokusuar edhe te paraqitja e saj që ka tërhequr vëmendjen në rrjet.

William Levy zbulon të dashurën e re


Romanca u përfol fillimisht pasi aktori i dedikoi një mesazh emocional “zonjushës J”, duke shkruar: “Faleminderit për atë dashuri të pastër… të dua shumë”, çka ngriti dyshimet për një lidhje të re.


Me publikimin e fotos dhe identifikimin e saj, duket se William Levy nuk ka më ndërmend ta mbajë private këtë histori dashurie, ndërsa reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se William Levy ka qenë për shumë vite në një lidhje me aktoren Elizabeth Gutiérrez, me të cilën ka edhe dy fëmijë./K.C/dritare.net