Na ndiqni edhe në

Bota

Ylli i Hollivudit ndahet nga bashkëshorti pas 12 vjetësh martesë!

Ylli i Hollivudit ndahet nga bashkëshorti pas 12 vjetësh martesë!
Aktorja me famë botërore Reese Witherspoon dhe producenti Jim Toth po ndahen.
Fituesja e Oskarit, e cila mbushi 47 vjeç të mërkurën dhe bashkëshorti i saj producent filmash dhe agjent talentesh, po i japin fund martesës së tyre. Lajmin e bëri të ditur vetë çifti përmes një deklarate të përbashkët, disa ditë para se të festonin përvjetorin e 12 të martesës.

Ylli i Hollivudit ndahet nga bashkëshorti pas 12 vjetësh martesë!

Deklarata e çiftit!

“Kemi disa lajme personale për të ndarë...
Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t'u divorcuar. Kemi kaluar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me dashuri të madhe, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa lundrojmë në këtë kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtet respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë në këtë kohë. Reese dhe Jim”

Ylli i Hollivudit ndahet nga bashkëshorti pas 12 vjetësh martesë!

Witherspoon dhe Toth njoftuan fejesën e tyre në dhjetor të 2010-ës, dhe u martuan disa muaj më pas. Ata kanë një djalë 10 vjeç që quhet Tennessee James dhe Witherspoon ka po ashtu dy fëmijë me ish-burrin Ryan Phillippe, vajza Ava, 23 vjeçe dhe djali Deacon, 19 vjeç./K.C/dritare.net