Na ndiqni edhe në

Emisionet

Si na vdiq fëmija 3 vjeç në duar në Sazan! Flet Arta Isufi

Si na vdiq fëmija 3 vjeç në duar në Sazan! Flet Arta Isufi

Arta Isufi ishte nuse në Sazan. Shkoi atje pa mbushur të 20-tat, u bë grua, e nënë. Shkoi prej dashurisë në ishull, e gjithë jetën, jetoi me dashuri. Arta kujton këshillën e mamasë, që i thoshte se jeta e mirë, bëhet kudo je, edhe në mal, nëse ke dashuri! Ashtu ishte thotë Arta, e cila festoi 50 vjetorin, me bashkëshortin!

Kur erdhët ju këtu në Sazan?

Arta: Unë kam ardhur në '79-ën, si kam mbaruar provimet, 20 qershor, në 5 korrik jam martuar, të '79-ës, dhe kam bërë jetuar 10 vite.

A ishit nuse në Sazan?

Arta: Nuse e re, fringo.

E dinit që do vinit në Sazan kur u martuat?

Arta: Po e dija, se unë jam vlonjate dhe detin e kam adhuruar, dhe Vlorën, s'më bëri përshtypje. S'më bënte fare përshtypje se e dija që Sazani, shërbente si një bazë strategjike. Po, kisha dëshirë të jetoja bashkë me burrin. Mamaja më kujtohet më thoshte, jeta bëhet dhe në majë të malit me një njeri që e do.

Dhe vërtet, ashtu ndodhi. Kaluan 50 vjet, jemi plakur bashkë. Kemi mbresa të bukura.

“Po kemi kaluar edhe disa gjëra jo të mira”, shton ajo, dhe kujton një ngjarje tragjike që ka lënë gjurmë në memorien e komunitetit të Sazanit.

Një fëmijë tre vjeç u sëmur rëndë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore urgjente në Vlorë. Ndërsa siluruesi i shpejtë mund ta transportonte për vetëm 5-7 minuta, urdhri ishte që të përdorej anija e ngadaltë 'Kozma Nushi', e cila përdorej nga familjarët.

Kjo vonesë rezultoi fatale.

Arta: Kishim një fëmijë të shokëve tanë, tre vjeç, shumë sëmurë. U dha urdhëri që të nisej siluruesi, që për 5 minuta, 7 minuta mbrinte në Vlorë. Anija Kozma Nushi ishte që udhëtonin ne familjarët dhe ne nuk i thoshnim me emër Kozma Nushi, po i thoshnim lëvozhga e arrës.

Ngaqë ikte shumë ngadalë. U dha urdhëri që të nisej Kozma Nushi. Bashkëshorti në krah me fëmijën, me prindërit, me gjithë ishullin. Fëmija vdiq, se duhet të arrinte sa më parë në Vlorë. S'ishin shërbimet mjekësore si në spitalin e qytetit./dritare.net