Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria emëron zëvendësministrat e rinj! Ja kush lirohet nga detyra

Qeveria emëron zëvendësministrat e rinj! Ja kush lirohet nga

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë ndryshimesh në strukturën e ekzekutivit, duke bërë lëvizje në disa poste drejtuese. Me vendim të ri, Arta Dollani është liruar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ndërsa janë emëruar zëvendësministra të rinj.

Herida Duro merr detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Elda Xhumari emërohet zëvendësministër e Mjedisit, ndërsa Roland Kristo është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

VKM
EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Znj. Herida Duro emërohet zëvendësministër i Arsimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M
PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
Znj. Elda Xhumari emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M
PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:

Z. Roland Kristo, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Arta Dollani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./dritare.net