Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Enada Hoxha rrëfen si e tejkaloi dhimbjen pas ndarjes nga Gerd Vaso: Arti më shëroi

Enada Hoxha rrëfen si e tejkaloi dhimbjen pas ndarjes nga Gerd Vaso: Arti

Balerina Enada Hoxha ka ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj pas ndarjes nga partneri në skenë dhe në jetë, Gerd Vaso. Artistja ka folur me emocion për mënyrën se si ka arritur të rikthejë ekuilibrin dhe forcën, duke e gjetur shpëtimin te arti dhe dashuria e njerëzve që e rrethojnë.

Në intervistë, ajo theksoi edhe vlerën e mbështetjes njerëzore në periudha të vështira. “Në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi falënderues Zotit për njerëzit që na duan fort dhe na mbështesin. Unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm", u shpreh ajo me mirënjohje.

Ky rrëfim erdhi pak pas deklaratës së ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, i cili kishte folur më herët për arsyet e ndarjes, duke përmendur “ambicien ekstreme” si një ndër faktorët kryesorë.

Enada, megjithatë, ka zgjedhur të fokusohet te e ardhmja dhe te forca që i jep arti. Ajo e përmbylli intervistën me një mesazh frymëzues që u bë shpejt viral:

“Arti të shëron, puna të mban gjallë dhe dashuria e njerëzve të jep kuptim. Kjo është formula ime për të ecur përpara", tha ajo te Rudina./dritare.net