Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa prindër për herë të dytë, kryebashkiaku i Tiranës lë qelinë dhe mbërrin në maternitet!

IMG_2418.jpeg

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë.


Me miratimin e lejes nga dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë.


Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.