Na ndiqni edhe në

Bota

Pse Kim Jong Un nuk flet kurrë për nënën e tij!

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nuk e ka përmendur asnjëherë publikisht nënën e tij, Ko Yong Hui, ndërsa ekspertët besojnë se arsyeja lidhet me origjinën e saj japonezo-koreane, e cila bie ndesh me mitin e “gjakut të shenjtë të Paektu” mbi të cilin mbështetet legjitimiteti i dinastisë Kim.

Sipas një analize të BBC, Ko Yong Hui lindi në Osaka të Japonisë, në një familje me origjinë nga ishulli Jeju, dhe më vonë u transferua në Korenë e Veriut. Në sistemin shoqëror të vendit, koreanët e ardhur nga Japonia konsideroheshin pjesë e një klase më pak të privilegjuar dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Megjithatë, Ko arriti të bëhej partnerja e preferuar e Kim Jong Il dhe nëna e Kim Jong Un, edhe pse marrëdhënia e tyre nuk u njoh kurrë zyrtarisht nga regjimi.

Analistët vlerësojnë se zbulimi i plotë i prejardhjes së saj mund të vinte në pikëpyetje vetë legjitimitetin e trashëgimisë politike të familjes Kim.

“Do të kishte efektin e një bombe bërthamore në shoqërinë koreano-veriore”, shprehet ish-diplomati Ryu Hyun-woo./dritare.net