Tradita e Aleksandrit të Madh ndër shqiptarët!
Dritare.net
...Kisha e Mirditës është më e vjetra dhe më e rëndësishmja kushtuar Aleksandrit të Madh në Shqipëri, por një veçori e Shqipërisë së Veriut është prania e kishave të shumta kushtuar Shën Aleksandrit, një fakt që nuk e ka lënë pa shënuar historiani i shquar K. Jireček. Kulti kaq i përhapur i Aleksandrit në viset shqiptarendoshta ka një shpjegim që këtu e shtrojmë nëformëhipoteze, meqenëse nuk kemi në dorë një dëshmi burimore apo tradicionale që të vendosë lidhjemes kultit të Shën Aleksandrit dhe kujtesës apo subkoshiencës popullore për Aleksandrin e Madh si paraardhës të shqiptarëve. Që ka ekzistuar një traditë popullore që rrëfen për prejardhjen shqiptare të Lekës së Madh, për këtë ka dëshmi të shumta. Vitet e fundit janë shkruar edhe artikuj të posaçëm për lidhjet e Aleksandrit të Madh me shqiptarët, nga M. Zeqo ,K. Biçoku,B. Demiraj ku janë paraqitur fakte të kujtesës kombëtare e të mendimit intelektual shqiptar në shekujt e kaluar për heroin e famshëm të botës antike.
Kujtesën popullore për Lekën e Madh mund ta ndjekim të dëshmuar më së voni deri në dekadat e paratë shekullit XX. Në vitin 1911 shkrimtari gjerman Karl Otten,i cili vizitoi Shqipërinë e Veriut në prag të pavarësisë, flet për tregimet e malësorëve katolikë për Aleksandrin e Madh që duhet të mblidhen nga studiuesit. Dhjetë vjet më vonë, në 1921, udhëtarja amerikane Rose Wilder Lane, nëvizitat e saj në malësitë e Veriut të Shqipërisë, dëgjon nga goja e malësorëve të Thethitqë Leka i Madh është shqiptar, ka lindur në Emadhija, në Mat,dhe se “ka qenë mbreti ynë shumë e shumë vite më parë”. Pas një viti, në 1922, ajo udhëton në Mate Bulqizë dhe dëgjon fshatarët e asaj anetë Matit që “flasin me një indiferencë të çuditshme për “qytetin e lashtë Emadhija” dhe “vendlindjen e Lekës së Madh”, madje ajo përshkruan edhe rrënojat e Emadhijas, me një kanal guri për të cilin njerëzit thoshin se ekishte ndërtuar Filipi i dytë.
Pjesë e kësaj tradite të lashtë është dhepohimi i Pjetër Bogdanit(1685), kur në ndarjen e tij të botës në periudha historike (Jetët e shekullit) thotë: [Në vitin] 3623 Leka i Madh prej Petrele nd'Arbënë zu fīll monarkīn~e vet ndë Matiet. Të vjetrit e identifikonin qytezën e Petrelës me qytetin Pella të Maqedonisë, siç e gjejmë teFrang Bardhi (1635) kur e përcakton Petrelën si qytet shqiptar, i famshëm si vendlindja e Aleksandrit të Madh,mbret i maqedonasve.28Më herët, Nikollë Mekajshi, ipeshkëv i Shtjefnit (Stefaniakës), në një projektrelacion drejtuar papës Klementi VIII në vitin 1603 shkruan: “U përpoqa me aq sa dita të bëja relacionin mbi mbretërinë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë, seli e lashtë e Lekës së Madh...” dhe, po aty, Shqipëria është pjesë e Maqedonisë, [ajo pjesë] që në kohë të lashtë u quajt Epir.”.
Termin gjeografik Maqedoni e ndeshim gjatë gjithë Mesjetës si emërtim për Shqipërinë, sidomos pjesën e Shqipërisë qendrore e më tej në lindje, ashtusikurse edhe Epirin, si emërtime të ndarjeve të vjetra kishtare me traditë latinizuese. Mjafton të përmendim ngadëshmitë e shumtapër këtokoncepte gjeografike dy nga autorët tanë të vjetër që e quanin veten “maqedonas” dhe gjuhën amtare shqipe “epirotisht”.
Për prejardhjen e shqiptarëve nga maqedonasit e lashtë shkruan edhe Pjetër Mazreku në një relacion të tijnë vitin 1633, duke cituar historianin raguzan Tuberone Cerva (1455-1527). Po edhe një historian veneciani 1500-s, Marin Sanudo(1466-1536),në ditaret e tij të mirënjohura shënon një fjali që vendosnjë lidhje të padyshimtë të mbretit maqedonas me Shqipërinë: “e gjithë Shqipëria do të rifitojë famën siç e kishte në kohën e Aleksandrit”.
Duke u shtyrë prapa në kohë, dëshmia më e hershme që njohim për lidhjet e Aleksandrit të Madh me ilirëtështë ajo e Statuteve të Shkodrës, të mesit të shek. XIV, që nisinme privilegjin e Aleksandrit të Madh, i cili u linte në zotërimpopujve ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë dhe popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Trakës, hapësirën nga skaji më verior i Europës deri në skaj të Italisë së Jugut.
Edhe pse jo autentikdhe, siç supozon Lucia Nadin, ndoshta i prodhuar në një punishte shkrimesh të Padovësnë vitet e para të shek. XVI, kundihej ende ndikimi i falsifikatorit të famshëm Annio da Viterbo, ky tekstështë domethënës përndjenjën e rrënjosur të lashtësisë tek shqiptarët, lidhjen e tyre me ilirët e maqedonasit antikë, pinjoll i të cilëve ishte Lekai Madh. Mund të vazhdonim gjatë me dëshmi të periudhave të ndryshme për kultin e Aleksandrit të Madh tek shqiptarët, ku nuk është pa domethënie besimi i turqve se Shkodra ishte themeluar nga Aleksandridhe për këtë arsye e quanin Skenderije dhe po ashtu edhe vetë emri i Skënderbeutsi Aleksandri i ri, po sidomos në periudhën e Rilindjes, kur veprimtarët rilindas zgjuan vetëdijen kombëtare të shqiptarëve përmes evokimit të paraardhësve të mëdhenjsi Skënderbeu dhe Aleksandri i Madh.Pyetja që shtrohet me këtë rast për diskutimshkencorështë nëse kjo është një traditë e shpikur ngaintelektualët apo një traditë autentike popullore.
Në kohën tonë ka gjetur pranim thuajse të padiskutueshëm ndër studiuesit teoria e Hobsbawm-it dhe Ranger-it e “shpikjes së traditave”.
Sipas Hobsbawm-it, “[m]e “traditë të shpikur”nënkuptojmë një sërë praktikash, të rregulluara normalisht nga rregulla të pranuara haptazi ose në heshtje dhe me natyrë rituale ose simbolike, të cilat synojnë të rrënjosin disa vlera dhe norma sjelljeje përmes përsëritjes, gjë që nënkupton automatikisht vazhdimësinë me të shkuarën. Në fakt, aty ku është e mundur, në përgjithësipërpiqen të pohojnëvazhdimësinëme [= duke zgjedhur] një të kaluar historike të përshtatshme...
Megjithatë, në qoftë sejepetnjë referimpër një të kaluar historike, e veçanta etraditave të “shpikura”është se vazhdimësia është kryesisht fiktive. Shkurt, ato janë përgjigje ndaj situatave të reja që marrin formën e referimit ndaj situatave të vjetra, ose që krijojnë të kaluarën e tyre përmes përsëritjes pothuajse të detyrueshme.” Por Hobsbawm-ivendosedhe kufizimet për këtë përkufizim të tij. Sipas tij, këto ndodhin më shpesh në kohë shndërrimesh të mëdha e të shpejtanë shoqëri dhe koha e artë e traditave të shpikura është periudha 1870-1914 e formimit të shteteve moderne, ku mbizotëron synimi për të vendosur kohezionin social mes anëtarëve të një bashkësie, për të krijuar ndjenjën e identifikimit brenda një “komuniteti” dhe institucioneve që e përfaqësojnë atë si “komb”43.Nga ana tjetër, thotë ai, forca dhe përshtatshmëria e traditave autentike nukduhet ngatërruar me “shpikjen e traditës”.
Aty ku rrugët e vjetra janë gjallë, traditat nuk kanë nevojë as të ringjallen as të shpiken. Këtu kritikët e tij shtrojnë pyetjen se ku mbaron përshtatshmëria e traditave dhe ku fillon shpikja e tyre, dhe, meqenëse të gjitha traditat evoluojnë, a është e mundur apo e dobishme të përpiqesh të dallosh traditat e lashta autentike nga ato të falsifikuara?45Në rastin e traditës shqiptare për Aleksandrin, nuk përmbushetasnjë nga kushtet që përcakton Hobsbawm-i për shpikjen e traditës. Kujtesa për Aleksandrin vjen si një vazhdimësi në shekuj për heroin më të madh tëlashtësisë, që kishte babain maqedonas dhe nënën nga fisi molos i Epirit, dhe kishte lindur në Maqedoni, të dyja këto emërtime alternative të Shqipërisë në Mesjetë, veçanërisht të krahinës së Matit, dikur Matjes.Për këto fakte historike nuk ka nevojë të shpiket një traditë që t’i përshtatet së kaluarës. Kur Frang Bardhi shkroi apologjinë e tijnë mbrojtje të etnicitetit shqiptar të Skënderbeut,argumentimi itij, përveç të dhënave historike e dokumentare, mbështetet edhenë traditën popullore, në “mendimin e përgjithshëm të kombit tonë”, në dashurinë e tij të pamatë për heroin e tij për të cilin ende në kohën e tij flisnin me zë të lartë dhe i këndonin trimëritë, duke e quajtur “Kulçedra e Arbënit”.
Edhe në rastin e Aleksandrit, paraardhës ifamshëm i Skënderbeut është “mendimi i përgjithshëm”i kombit tonë në bazë të të cilit, p.sh. monedha jonë kombëtare emërtohet lekpër nder tëtijdhe imazhi i tij figuronnë disa monedha e kartëmonedha të periudhës së mbretërisë e të pushtimit italian.Në këtë kontekst mund të vendoset edhe kulti i Shën Aleksandrit aq i përhapur në Veriun katolikqë bashkë me fenë ka ruajtur më mirë edhe traditën e të parëve, sikurse edhe emri vetjak Lekë me përhapje në mbarë vendin, bashkë me toponimin përkatës antroponimik, dhe ndoshta edhe vetë Kanuni i Lekës, që, siç mendojnë disa studiues, lidhet me emrin e Aleksandrit
Në historiografinë moderne pranohet rëndom nocioni i “vdekjes”së traditës së gjallë në kapërcyell të shekujve XIX-XXbashkë me modernizimin e shoqërisë të përkrahur nga shteti. Dhe në të vërtetë ne mund ta gjurmojmë traditën shqiptare për Aleksandrin deri në vitet ’20 të shek. XX me njoftimet e zonjësLane. Por studiues të tjerë e pranojnë se traditat varen nga pranueshmëria e tyre nga populli, ato dalin nga kujtesa e gjallë dhe besimet e popullit që përbën kombin. Jehona e tyre në popull do të jetë aq më e madhe, sa më shumë vazhdimësi me të kaluarën të kenëato. Në këtë aspektdo të ishte më e arsyeshme të flitej për një “fashitje” të traditave, që lë hapur shtigjet për një rizbulim, riinterpretim e rindërtim të traditës. Kjo është dhe arsyeja për të cilën ne flasim përsëri sot për traditën e Aleksandrit ndër shqiptarët.