Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses! Rama replikon me gazetarin!

Kompeks vilash në Porto Palermo, shqiptarët nuk do kenë akses!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga gazetari Kevin Muka, i cili pretendonte se në Gjirin e Porto Palermos do të ndërtohej një kompleks vilash dhe se shqiptarët nuk do të kishin më akses në atë zonë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama e cilësoi Mukën si një "agjitator të algoritmit", duke e akuzuar se ka fabrikuar informacion të rremë përmes ChatGPT.

Ai sqaroi se në të kaluarën kanë ekzistuar masterplane të porositura nga subjekte private për prona private, të cilat janë përfshirë në librin “The Albanian Files”, por theksoi se kjo nuk do të thotë se ato janë miratuar, gjë që, sipas tij, dëshmon se Këshilli Kombëtar i Territorit nuk funksionon si fasadë, por merr vendime mbi bazën e kritereve.

Duke iu referuar konkretisht Porto Palermos, kreu i qeverisë deklaroi se qeveria ka vendosur mbrojtjen e të gjithë Gjirit nga ndërtimet.



Edi Rama: Përshëndetje! Ju ftoj të shikoni shëmbëlltyrën e gjallë të një agjitatori të algoritmit! Sulm!


Kevin Muka: Porto Palermo, një ndër plazhet më perlë në jug është privatizuar, i ka dalë pronari dhe shihni si do të bëhet. Kompleks vilash dhe këtu, ku normalisht shqiptarët nuk do të kenë akses.

Edi Rama: Këtu nuk kemi të bëjmë me një interpretim të mbrapshtë të një masterplani që mund të jetë real. Ka përshembull masterplane reale në ibrin “The Albanian Files”, të clin inkuizicioni i dështakzemërakëve të kores së zezë së protetsës, e ka kthyer në një aktakuzë dhe për mua. Por arkitektët e huaj, 10 prej tyre janë nderuar me nobelin e arkitekturës, këtu nderohen me një aktakuzë. Janë masterplane të porositura nga subjekte private, në troje private, të cilat arkitektët kanë zgjedhur t’i vendosin në dosjen e tyre në libër në liri të plotë, dhe ka prej atyre masterplaneve që nuk janë pranuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, provë që Këshilli nuk është fasadë por është institucion serioz. Megjithatë inkuiziocioni i përdor këto si provat e aktakuzës për tradhtinë time kombëtare, shitjen e atdheut nga unë, të gjithë të zezat që dështakzemërakët m’i faturojnë mua sepse duan të ngushëllojnë veten për falimentimin e tyre në mediokritet. Por ky agjitator i algoritmit e ka fabrikuar kryekëput këtë shëmti. Ky e ka bërë vetë me ChatGPT, shikojeni fytyrën tipike të dizinformatorëve të paguar të opinionit publik që e kanë humbur qysh në moshë të re pigmentin e skuqjes apo të zverdhjes, dhe që zbatojnë qorrazi urdhrat e kujtdo që i paguan mbi dhe nën dorë. Po a e dini cila është ironia më e madhe në këtë rast se ka plot të tilla dhe pse e zgjodha këtë. Sepse pasi kemi kthyer një sërë kërkesash gjatë viteve për ndërtim në atë zonë, ku ështëbërë hd enjë batërdi me tituj pronësie të dhënë kuturu, në kohën e copëtimit të madh të pronës në Shqipëri, unë personalisht i kam kërkuar qeverisë të miratojë mbrojtjen e krejt Gjirit të Porto Palermos nga ndërtimet. E kemi shpallur atë gji monument të natyrës, ndërkohë që me ministritë e Mbrojtjes dhe të Kulturës përmbyllim punën për ngritjen e Muzeut të Luftës së Ftohtë, tuneli, si dhe rehabilitimin për qëllime turistike të repartit bashkëngjitur. Jetojmë në një kohë shumë të vështirë për të vërtetën por ky nuk është justifikim. Kjo është dhimbje. Dhimbje për aq shumë njerëz të mirë dhe të sinqertë që helmohen dhe mbyten në kanalet e dezinformimit. Por kjo është edhe një ndjesi faji, përgjegjësie, borxhi detyrues, sepse nuk kam ditur të bëj aq sa duhet, si duhet, për t’i mbajtur të informuar, për t’i parapërgatitur, për t’i dhënë mundësinë që kenë një far imuniteti nga gjithë viruset e atyre kanaleve dhe për të qenë më pranë tyre.