Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia shpërndan me ujë protestuesit para Komisariatit nr. 3
Dritare.net

Protesta e radhës në Tiranë është përshkallëzuar pas marshimit të protestuesve nëpër rrugët e kryeqytetit, të cilët u grumbulluan para Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej të ndaluarve pas protestës së djeshme para Kuvendit.
Gjatë qëndrimit para komisariatit, situata u tensionua pasi një prej protestuesve ka goditur me shkop xhamat e godinës, duke i thyer ato. Pas këtij momenti, policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë ndaj protestuesve.
Marshimi kishte nisur më herët nga zona e Kryeministrisë, me thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar. Megjithatë, grumbullimi para Komisariatit nr. 3 solli përshkallëzim të situatës dhe ndërhyrjen e forcave të rendit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të lënduar pas ndërhyrjes së policisë.