Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Ku është fshehur banda që sulmoi policët në veri të Kosovës!

Ku është fshehur banda që sulmoi policët në veri

Grupi që ka sulmuar të dielën Policinë e Kosovës, me ç’rast vdiq një zyrtar policor dhe një tjetër mbeti i plagosur, dyshohet se është fshehur brenda Manastirit të Banjskës.

Sulmet e tyre ndaj policisë me arsenal armësh, sipas autoriteteve, kanë vazhduar deri për disa orë.

Situata aktualisht në këtë fshat është e qetë dhe është vërejtur një numër i madh I Policisë. Teksa, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe forca të EULEX-it dhe KFOR-it./K.C/dritare.net