Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pas sulmit nga serbët, si paraqitet situata në Veri. Policia kosovare nuk largohet nga zona!

Pas sulmit nga serbët, si paraqitet situata në Veri. Policia kosovare

Pas sulmit të së dielës ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku situata në Veri vazhdon të mbetet e tensionuar.

Mediat kosovare raportojnë se policia vazhdon të qëndrojë ende në udhëkryqin që të shpie në fshatin Banjë të Zveçanit edhe pas përfundimit të aksionit. Mësohet se policia e Kosovës nuk lejon qarkullimin e automjeteve civile përveç banorëve, ndërsa sot pritet të merret vendimi se do të procedohet më tej pas përfundimit të bastisjeve.

Kujtojmë se sulmi në Veri erdhi pasi persona të armatosur sulmuan policët e Kosovës. Pas përplasjeve mes tyre mbetën të vrarë tre sulmues serbë dhe u arrestuan 8 të tjerë.

Sakaq u sekuestruan një sërë arsenal armësh të cilat ishin fshehur në manastir./M.K-dritare.net