
The Guardian: SHBA thirrje Serbisë për të tërhequr trupat në kufi me Kosovën!
Dritare.net

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka një grumbullim të trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ku i ka bërë thirrje Beogradit që t'i tërheqë ato menjëherë. Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR është përforcuar me trupa britanike dhe administrata e Biden tha se po konsultohej me aleatët për të siguruar që qëndrimi i KFOR-it përputhet me kërcënimin.
“Ne jemi duke monitoruar një dislokim të madh ushtarak serb përgjatë kufirit me Kosovën që përfshin një organizim të paprecedentë të artilerisë së avancuar serbe, tankeve”, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.
“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, i cili ka ndodhur gjatë javës së kaluar dhe ne po i bëjmë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet", shtoi John Kurby.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan thirri kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të diskutuar për përshkallëzimin dhe sekretari i shtetit, Antony Blinken foli me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe bëri thirrje për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, citon The Guardian.
Paralajmërimet e SHBA-së vijnë në fund të një jave tensioni të lartë, duke filluar me një pritë nga paraushtarakët serbë të armatosur mirë ndaj një patrulle të policisë kosovare, në të cilën u vra një polic, informon Dritare.net
Grupi i armatosur drejtohej nga Milan Radoiçiç, nënkryetari i Listës Serbe, një parti e mbështetur nga Beogradi që përfaqëson pakicën serbe në veri të Kosovës. Përmes një avokati, Radoiçiç tha se ai ishte përgjegjës për shkëmbimin e zjarrit me policinë kosovare, por nuk shpjegoi burimin e armëve moderne që paraushtarakët serbë mbanin. Qeveria e Kosovës ka shprehur shqetësimin se përleshja e së dielës kishte për qëllim të ofronte një pretekst për një ndërhyrje ushtarake serbe në veri të Kosovës.
Serbia shpalli një ditë zie për tre serbët e vdekur të Kosovës dhe Vuçiç pretendoi në mënyrë të rreme se forcat e Kosovës po kryenin një fushatë spastrimi etnik brutal kundër serbëve etnikë, informon Dritare.net
“Ky reagim nga Shtëpia e Bardhë duket i ngjashëm me paralajmërimet që pamë përpara se trupat ruse të hynin në Ukrainë”, tha Donika Emini, drejtoresha ekzekutive e aleancës kosovare të OJQ-ve Pduke shtuar se kjo tregon se konflikti është i pashmangshëm.
Emini tha se një objektiv i mundshëm serb ishte të detyronte një tërheqje të policisë kosovare nga veriu i Kosovës dhe të detyronte Kfor-in të rimarrë kontrollin e plotë të sigurisë në rajonin e pikës së zjarrit, duke gërryer më tej pavarësinë dhe sovranitetin e ish-krahinës serbe. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të premten se po transferonte trupa për t’iu bashkuar e Kfor-it për të dhënë mbështetje nëse duhet./M.K-dritare.net

















