Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 7-vjeçarin në Kamëz, në pranga edhe një person tjetër
E Martë 24 Shkurt 2026, 21:09
Dritare.net

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje një fëmijë 7-vjeçar në zonën e Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ku automjeti përplasi të miturin dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i aksidentit. Si pasojë e plagëve të marra, fëmija u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.
Pas veprimeve hetimore dhe kërkimeve të policisë, drejtuesi i automjetit u lokalizua dhe u vu në pranga gjatë mbrëmjes. Po ashtu, është arrestuar edhe një person tjetër, i dyshuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit./K.C/dritare.net
