
Sarandë/ Gjendet një 65-vjeçar i pajetë, dyshohet se është sulmuar nga derrat e egër!
E Enjte 20 Maj 2021, 10:10
Dritare.net
Në pyllin e fshatit Janjar, Sarandë është gjetur i pajetë 65-vjeçari Bekim Brahimi. Ai kishte dalë për gjah i vetëm në pyll dhe dyshohet të jetë sulmuar nga derrat e egër. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, teksa bëhet e ditur se viktima ka plagë të shumta.
Në fshatin Janjar ushtrohet prej vitesh gjuetia e derrave te egër nga banorët e fshatit./dritare.net

















