Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Warren Buffett: Ju tregoj sekretin e një martese të gjatë dhe të lumtur!

Warren Buffett: Ju tregoj sekretin e një martese të gjatë dhe

Warren Buffett ka bërë dikur një shaka që tashmë është kthyer në një këshillë të famshme:

“Nëse do që martesa të zgjasë, gjej dikë me pritshmëri të ulëta.”

Në pamje të parë tingëllon si humor tipik “Buffett”, por në thelb pasqyron filozofinë e tij të jetës, menaxho pritshmëritë, ul rreziqet dhe mendo në planin afatgjatë.

Buffett ishte i martuar për më shumë se 50 vjet me Susan Buffett. Pas ndarjes nga jeta të saj, ai u martua me Astrid Menks, mikeshë e ngushtë e Susan. Ai i ka vlerësuar të dyja gratë për ndikimin e tyre në jetën e tij, duke thënë:

“Susie më bëri ai që jam, Astrid më ndihmon të qëndroj i tillë.”

Warren Buffett: Ju tregoj sekretin e një martese të gjatë dhe

Historia e tyre jo konvencionale sjell një mësim të rëndësishëm: marrëdhëniet ndryshojnë me kohën dhe ajo që ka më shumë rëndësi është të kesh pranë njerëz që të kuptojnë, të mbështesin dhe të mbajnë me këmbë në tokë.

Qasja e Buffett ndaj dashurisë është e ngjashme me stilin e tij të investimit, zgjidh me kujdes, vlerëso në afat të gjatë dhe mos prit përsosmëri.

Ai ka thënë gjithashtu:

“Vendimi më i rëndësishëm që do të marrësh ndonjëherë është se me kë do të martohesh.”

Në thelb, “pritshmëritë e ulëta” nuk kanë të bëjnë me kënaqjen me më pak, por me realizmin, përshtatjen dhe përkushtimin, cilësi që ndihmojnë çdo marrëdhënie të mbijetojë përballë ndryshimeve të jetës./K.C/dritare.net