
Edlira Ruzi, ka një recetë që të lëpish gishtat. Tavë me bathë!
Dritare.net
Recetat e Edlirës, janë gjithmonë të veçanta. Gatimet që mbledhin të gjithë shtëpinë, për të shijuar një vakt shijshëm. Këtë herë Edlira Ruzi, gatoi për ne bathë, recetën e nënës që përmes Edlirës, ia mësoi edhe shumë zonjave të tjera.
Kjo është një ndër ata recetat që gatuhet thjeshtë dhe përveç shijes fantastike është mjaft e shëndetshme, me produkte jeshile të stinës. Ajo që ju duhet janë:
Bathë, qepë të njoma, disa domate të vogla, pak miell, dhe disa kumbulla.
Receta:
Në një tigan me pak vaj si fillim skuqim qepët e njoma.
Më pas hedhim bathët. I trazojmë dhe i lëmë për pak minuta.
Më pas shtojmë pak ujë dhe i lëmë të zien për pak kohë, ndërkohë që në një tjetër tigan skuqim pak miell. Në këtë rast Edlira këshillon që të keni kujdes, dhe të mos e skuqni shumë miellin. Deri në një ngjyrë të artë.
Ndërkohë te bathët dhe qepët, hedhim disa domate të vogla, dhe erëzat. Më pas shtojmë miellin dhe e përziejmë. Gjithë masën e fituar më pas e hedhim në një tavë. Në fund shtojmë kumbullat.
Lërini disa minuta në furrë dhe kur ta shikoni që ka marrë ngjyrë, hiqeni.
Në pak kaq kohë keni një recetë që të lëpini gishtat. Ju bëftë mirë./L.F-dritare.net

















