Çfarë po ndodh në Firence? Policia shqiptare patrullon me kolegët italianë!
Wednesday 24 June 2026, 18:06
Dritare.net

Dy punonjës të Policisë së Shtetit po shërbejnë në Firence krah kolegëve italianë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.
Drejtori i Policisë së Provincës së Firences, Fausto Lamparelli, u uroi mirëseardhjen dy efektivëve shqiptarë, të cilët po angazhohen në patrullime në qendrën historike të qytetit, linjat e tramvajit dhe shërbimet e rendit publik.
Ky bashkëpunim zhvillohet prej disa vitesh mes Shqipërisë dhe Italisë, me shkëmbim efektivësh gjatë sezonit turistik, me synim rritjen e sigurisë dhe reagimin e koordinuar ndaj situatave të mundshme./dritare.net